Όταν προκαλείται στύση κατά τη διάρκεια της σεξουαλικής διέγερσης, μια ουσία που ονομάζεται μονοξείδιο του αζώτου (ΝΟ) απελευθερώνεται στο σπηλαιώδες σώμα του πέους Αγορα Σιαλις Ελλάδα Αθήνα. Αυτή η απελευθέρωση του μονοξειδίου του αζώτου οδηγεί σε αύξηση ενός μεσολαβητή που επιτρέπει τη στύση.
Uncategorized

Mbledhin 120.000 euro, shpëtohet jeta e fëmijës shqiptar



 Peripecia e shëndetit të një fëmije shqiptar që vuante nga sëmundje tepër e rëndë, pak vite më parë, kishte vënë në lëvizje opinionin arsimor të Greqisë, që ishte mobilizuar të guzmbullonte para për kurimin jashtë shtetit të nxënësit.

Pas një viti e gjysmë trajtim në një klinikë speciale të Parisit, djaloshi është kthyer tashmë në Selanik, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe tepër mirënjohës, pasi peripecia e tij ishte shkaku dhe shembulli i gjallë i solidaritetit ndërmjet dy popujve fqinjë, por edhe i humanizmit të një shoqërie që sfidoi pengesat e dallimeve raciale.
Elton Demiri nga Korça, nxënës atëherë në klasën e 5-të të skollës demotike të Efkarpias, u dignostikua në vitin 2008 se vuante nga sëmundja e rëndë e osteosarkomës (gangrenë) në këmbë, çka ishte e sigurt se do ta çonte drejt vdekjes.
Prindërit e nxënësit vunë në dijeni arsimtarët dhe me iniciativë të drejtorit të shkollës, Aleksandros Filipidis, u krijua  një rrjet mes të gjitha shkollave, por edhe qytetarëve të vendit, me qëllim që të grumbulloheshin mbi 80.000 euro për ndërhyrjet e domosdoshme kirurgjikale dhe kimioterapitë e djaloshit.
Sensibilizimi i njerëzve ishte i madh dhe përfundimisht u mblodhën 120.000 euro, brenda një viti e gjysmë që Eltoni qëndroi për kruim në Paris.
“Shpenzimet ishin të mëdha, pasi përveç terapisë që zgjati 18 muaj, nevojiteshin para edhe për nevoja të tjera, si qëndrimi i prindërve, barnat etj.”, i thotë AMNA-s, z.Filipidis.
Babai i Eltonit kujton vështirësitë me të cilat u përballën për gjetjen e klinikës speciale në Paris (në Greqi nuk ka klinikë të tillë), vështirësitë e komunikimit (u desh përkthyes), por edhe vendimin e madh për t’u ndarë për një periudhë të madhe kohore nga vajza e tyre e vogël, të cilën e lanë tek gjyshërit në Shqipëri.
“Ishte një periudhë shumë e vështirë, kryesisht për arsye ekonomike, sepse duhej të mbulonim shpenzimet sa në Francë, aq edhe Greqi ku kishim lënë gjysmën e familjes”, tregon z. Demori.
Në pranverë 2010 familja u bashkua përsëri, teksa nxënësi e përfundoi terapinë dhe u kthye me prindërit në Selanik. Tani ai ndjek mësimet në klasën e parë gjimnaz në Efkarpia dhe, siç thonë prindërit dhe mësuesit, ndonëse e ka humbur njerën këmbë, është optimist, i mbushur jetë e fuqi dhe me interesim të madh për mësimet e tij.
“U lidhëm shumë me banorët e Efkarpias, që treguan me vepra bashkë me grekët e tjerë, dashurinë e tyre. Greqia është në zemrën tonë, është në vendin e parë dhe do të bëjmë gjithçka për t’ia dëshmuar këtë njerëzve”, thotë me mirënjohje zoti Demiri.
 AMNA/ –

σχετικές αναρτήσεις

1 από 1.161

Αφήστε μια απάντηση

Η ηλ. διεύθυνση σας δεν δημοσιεύεται. Τα υποχρεωτικά πεδία σημειώνονται με *